Haradinaj: Qeveria në etapën e përmbylljes së procesit për liberalizimin e vizave

Aktuale

Haradinaj: Qeveria në etapën e përmbylljes së procesit për liberalizimin e vizave

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj në takim me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se Qeveria e Kosovës është në etapën e përmbylljes së procesit për liberalizimin e vizave, që do t'u hapë perspektivë të re qytetarëve të vendit.

Ai gjatë qëndrimit në Kroaci, ka takuar Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica.

“E njoftova Komisionerin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për agjendën e reformave Europiane, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat