Hungaria përkrah çdo zgjidhje që arrijnë Kosova dhe Serbia

Aktuale

Hungaria përkrah çdo zgjidhje që arrijnë Kosova dhe Serbia

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 18:20
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijarto

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijarto, të cilit i ka kërkuar ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe liberalizim të vizave.

“Në margjina të samitit të Dubrovnikut takova homologun dhe mikun tim, ministrin e jashtëm të Hungarise Peter Szijarto, të cilin e falenderova për perkrahjen e deritanishme per Kosoven dhe i kërkova vazhdimin e përkrahjes për anetaresimin e vendit tonë ne INTERPOL, procesin e liberalizimit te vizave si dhe ne rrugën e metutjeshme te Kosoves drejt integrimeve evropiane.  Ministri hungarez më siguroi se Kosova do te vazhdoj te kete perkrahjen e Hungarisë n? secilin proces.  Ministri hungarez u interesua edhe për rrjedhën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që zgjidhja që do të arrihet të jetë stabilizuese për rajonin dhe se Hungaria do te perkrah zgjidhjen që arrihet në mes të dy palëve negociuese”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat