“Televizioni prestigjioz kinez e krahason Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin”

Aktuale

“Televizioni prestigjioz kinez e krahason Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin”

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:08
Pamje nga video

Prof. Dr. Binak Maxharraj ka publikuar një video, në të cilën shihet transmetimi i një kronike nga një televizion kinez, e që si temë ka dialogun Kosovë – Serbi, veçanërisht figurën e Hashim Thaçit.

Maxharraj shkruan se edhe në lindjen e largët në Kinë, ka shqetësime për atë se çka po ndodh në Kosovë.

Postimi i plotë:

Televizioni  prestigjioz kinez e krahason Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin

E nxora nga një video qe këto ditë po qarkullon ne internet

Shikoni se edhe në lindjen e largët ne Kinën e Madhe ka shqetësime për atë se çka po ndodhë në Kosovë, se si një i çmendur politikan po done me i dhanë tok agresorit. Këtë te gjithë po e shohin, pas ata te Partisë se Veselit dhe Thaçit, mercenarve shqiptar. Këtë po e sheh edhe e tere bota, sidomos fuqitë e mëdha qe po e kundërshtojnë ashpër këtë marrëzi, këtë trupësi, këtë pafytyrësi, këtë tradhti qe Hashim Thaçi po don me i ba kombit.Ky njeri duhet te ndalet me mjete institucionale dhe jashtinstitucionale.Se fundit duhet edhe dhunshem te nxirret nga Presidenca,per ta penguar ta demtoj sovranitetin e Kosoves i cili është i panegocueshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat