Albin Kurti prezanton anëtaren e re të Vetëvendosjes

Aktuale

Albin Kurti prezanton anëtaren e re të Vetëvendosjes

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:37
Albin Kurti dhe Indira Çipa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka njoftuar se tashmë kësaj partie, i është bashkuar një anëtare e re, Indira Çipa.

Kurti ka thënë se anëtarësimi i artistes Çipa, është nder, vlerë dhe dobi për Vetëvendosjen, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me Prof.Indira Çipa e cila na u bashkua në Lëvizje erdhëm bashkë në EtnoFest në Kukaj, i cili u hap mbrëmë me ekspozitat e veprave të dy artistëve tanë të mëdhenj Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit. Znj. Indira Çipa vjen nga qyteti i Prizrenit, ku ka mbaruar shkollën fillore e të mesme, për t'i vazhduar studimet universitare për muzikë në drejtimin e pianos në Prishtinë, magjistraturën në Shkup ndërkaq tash është në përfundim të doktoraturës në Tiranë, mbi veprat pianistike të kompozitorit Zeqirja Ballata. Ka botuar dy libra dhe dhjetëra punime shkencore. Anëtarësimi i Prof. Indirës në VETËVENDOSJE! na bën nder, përbën vlerë dhe na sjell dobi. Edicioni i tetë i EtnoFestit i cili zgjat pesë ditë mbrëmë vazhdoi me një videoinstalacion të inspiruar nga Samuel Beckett dhe me koncert të këngëtares Nezafete Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat