Albin Kurti fton qytetarët në protesta

Aktuale

Albin Kurti fton qytetarët në protesta

Nga: D.RR Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:07
Albin Kurti

Sot gjatë fjalimit të tij në këshillin e radhës të Vetëvendosjes, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës në protesta, për ta ndalur Hashim Thaçin nga marrëveshjet me Serbinë.

“Ne do ta ndalim Thaçin përmes protestave, andaj duhet të angazhohemi të gjithë që të jemi pjesë e tyre. Mos të harrojmë se edhe Veriu i Mitrovicës ka shumë shqiptarë”, ka thënë Kurti, përcjell “Bota sot”.

Ai më tej ka thënë se Serbia sonte do t’ia jepte Bujanovcin Kosovës sonte, pasi që nuk ka interes nga ajo zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat