Veseli “thumbon” për shkëmbimin e territoreve: LDK kishte fituar zgjedhjet lokale me këtë ide

Aktuale

Veseli “thumbon” për shkëmbimin e territoreve: LDK kishte fituar zgjedhjet lokale me këtë ide

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:43
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se territori i Kosovës është i paprekshëm. Ai këtë e ka thënë nga Mitrovica ku po merr pjesë në tryezën “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”.

“Territori i Kosovës, Mitrovica nuk do të preken, ani se Serbia synon aneksimin e Kosovës”, është shprehur Veseli.

“Fjalët se Kosova do të ndahet janë pro ruse”.

Veseli nga Mitrovica ka thumbuar  rivalin politikë LDK-në, duke thënë se ka fituar zgjedhjet lokale duke përmendur idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Nënkryetari i LDK-së është ndër të parët që pati folur për Luginën e Preshevës, ide me të cilën fitoi në zgjedhjet lokale, gjë që është e pamoralshme”.

Edhe sa i përket thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga opozita, Veseli ka thënë: “Thirrja e kësaj seance është e rrezikshme dhe manipuluese pasi që do të duhej të flitej për bashkim dhe ko ndarje. I kemi ftuar për bashkërendim të veprimeve por ata nuk ishin të gatshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat