Maxharraj: Konfuziteti i Kadri Veselit dhe mashtrimi i PDK-së

Aktuale

Maxharraj: Konfuziteti i Kadri Veselit dhe mashtrimi i PDK-së

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:54
Kadri Veseli

Profesor doktor Binak Maxharraj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës Kadri Veseli, për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Veseli, në debatin e mbajtur sot në Mitrovicë, ka thënë se territori i Kosovës është i paprekshëm.

E sipas Maxharrajt, Veseli është konfuz, pasi përkrah presidentin Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën.

Ai ka theksuar se PDK-ja po mashtron, pasi thotë se do të marrim Preshevën, por nuk kallxon se çka do t’i jep Serbisë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

"Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjtë”, ka thënë Veseli.

Kjo është në rregull, që sovraniteti dhe integriteti i Kosoves është i pa cenueshëm, por Kadri Veseli e shton edhe këtë, e cila duket më shumë si një përallë në filmat fantastik. Ai thotë: "Ne i jepim plotësisht përkrahje Presidentit për ndryshim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën".

A dinë se çka flet ky njeri apo këtë e ka mësuar përmendësh.

Ja ky është konflikti me mendjen e tij. Një herë thotë se "sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pa cenueshëm" fill pas kësaj Partia jonë përkrahë Presidentin për ndryshim kufijsh dhe bashkimin e Preshevës me Kosovën".

Po a e din Kadri Veseli se ku gjendet Presheva. Ajo është në një shtet tjetër, pra në Serbi? A mos po ja marrka Preshevën me zor pa e vetë hiq Serbinë, apo ndoshta Serbia një herë në një shekull po u bëjka aq bujare, sa që po i falka territor Kosovës, pra Preshevën.

Ja pra këtu fle lepuri te Kadri Veseli, sepse pasi po dojka me e marrë Preshevën, pse nuk kallxon se çka kërkon Serbia për Preshevën, sepse Serbia e cila deri dje na ka vrarë e prerë, nuk falë tokë askujt,e le më armikut të saj shekullor, shqiptarëve.

Kjo është, pra ajo ana e errët e PDK-së, e cila thotë se do të marrim Preshevën, por nuk kallxon se çka do t’i jep Serbisë, kjo është vetëm një floskulë, një rrenë, një mashtrim i PDK-së.

Por, mbajeni mend, populli nuk ha barë, ai veç se është mësuar qe 20 vite me rrenat dhe tradhtitë e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat