Nesër seanca, Kuvendi me rezolutë kundër angazhimeve të presidentit Thaçi

Aktuale

Nesër seanca, Kuvendi me rezolutë kundër angazhimeve të presidentit Thaçi

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 07:14
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër, 4 shtator, me fillim nga ora 10:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të mbahet debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e "shkëmbimit të territorit" apo "korrigjimin e kufijve" në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij.

Ai përveç që ka bërë të ditur se seanca do të mbahet nesër, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që nesër rezoluta e propozuar nga tri grupet parlamentare të marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.

Sipas tij, mbështetje e kësaj rezolute është sinjal i qartë për presidentin e vendit që të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese, siç ka thënë Hoti për ta rrënuar shtetin e Kosovës.

Sa i përket asaj që kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK-sëm Kadri Veseli, thirrjen e kësaj seance e kishte quajtur absurde, për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, absurd është veprimi i presidentit tash e një kohë për të diskutuar tërësinë territoriale të Kosovës.

Madje, ai thotë se PDK-së i ka humbur rruga në oborr.

Hoti ka thënë se për aq sa ka dëgjuar publikisht në qëndrimet publike të Nismës dhe AAK-së kanë deklaruar që do ta mbështetin rezolutën.

Mbështetje për rezolutën e partive opozitare pret edhe Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate. Ai ka thënë se Kosova është Republikë parlamentare dhe dialogu duhet të kthehet në Kuvend.

Sejdiu është shprehur se problematike është presidenti i vendit, që sipas tij, jashtë kompetencave të tij po vazhdon me aventura sa i përket organizimit të kësaj republike.

***

Bazuar në kërkesën e opozitës, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për të martën seancën e jashtëzakonshme për procesin e dialogut me Serbinë.

Debati parlamentar është thirrur në lidhje me siç thuhet “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Iniciuese e kësaj seance është Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga grupet tjera politike në opozitë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se qëndrimet e tij politike rreth kësaj çështjeje do t’i bëj publike gjatë seancës të së martës.

“Proceduralisht, kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve. Do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Sa i përket komenteve politike, do t’i themi nesër ato për arsye se e kemi seancën”, u shpreh Veseli.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se pret që në seancën e së martës të ketë mbështetjen edhe të partive të koalicionit për të kaluar rezolutën për dialogun.

“Unë pres që nesër mbështetja për këtë rezolutë të planifikuar për t’u aprovuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, të opozitës dhe koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Është informatë e mirë dhe qëndrim i mirë që u dërgohet miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar të vijmë deri në këtë pikë, që vullneti i qytetarëve të shprehet përmes deputetëve të Kuvendit. Mbi të gjitha, është sinjal i qartë për presidentin e vendit se ai duhet të ndalet me veprimet e tij anti-kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Hoti foli edhe për komentet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët e kanë quajtur absurde thirrjen e kësaj seance. Sipas Hotit, PDK-së “i ka humbur rruga në oborr”.

“Mendoj se PDK-së i ka humbur rruga në oborr. Absurde janë veprimet e presidentit tash e një kohë për të diskutuar për tërësinë territoriale të Kosovës. I ftoj ata që të bëhen bashkë me deputetët tjerë për të aprovuar këtë rezolutë në Kuvendin e Kosovës dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë këto biseda”, tha Hoti, duke shtuar se pret edhe mbështetjen e Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për rezolutën për dialogun.

Partia Socialdemokrate, sipas shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu ka kohë që kërkon një seancë për dialogun.

Sipas tij, në procesin e negociatave me Serbinë, që mbahen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë dy elemente problematike.

“E para është presidenti (Hashim Thaçi) i këtij vendi i cili jashtë kompetencave të tij po vazhdon me aventura sa i përket organizimit të kësaj republike. Dhe e dyta ka të bëjë me faktin se kjo po ndodhë jashtë Kuvendit. Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Ne jemi që të kemi një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Besoj që rezoluta që do të prezantohet nesër do të ketë mjaftueshëm vota që të kalojë”, tha Sejdiu.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator. Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thaçi është zotuar se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, ua hap perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Hoti: PDK-së i ka humbur rruga në oborr, absurde çfarë po bën me kufijtë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare pa dallim për votimin e rezolutës që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për kufijtë.

Hoti duke komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK-së se me kërkesën për seancë po e legjitimon ndarjen e Kosovës tha se PDK-së i ka humbur rruga në oborr.

“Pres që mbështetja e nesërme të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe të koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Mendoj që PDK-së i ka humb rruga në oborr absurde është ajo çfarë po bën Presidenti”.

Sejdiu i vendosur: Nesër do të kalojë Rezoluta për dialogun me Serbinë

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që nesër të mbahet searnca e jashtëzakonshme lidhur me korrigjimin e kufijve, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha pas mbledhje së Kryesisë se presin që neser të kalojë rezoluta e cila ka të bejë për dialogun me Serbinë.

"Partia ka një kohë që e ka kërkuar një seancë për të biseduar për dialogun. Presidenti po vazhdon avantura në këtë drejtim, kjo është republikë parlamentare dhe dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Shpresojmë që rezoluta ti marrë votat. Çdo diskutim jashtë kuvendit dhe pa mandat të Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton vendin si republikë parlamentare Duhet të jemi serioz Partnerët po na thonë që nuk do jemi dado të Kosovës dhe Kuvendi I Kosovës është vendi i vetëm ku mund ta bëjmë këtë” ka thënë Sejdiu.

***

Me një urim për vitin e ri shkollor Kryetari i Kuvendit ka dhënë lajmin se nesër do debatohet kërkesa e opozitës për rezolutë për ndalesën për shkëmbimin e territoreve.

“Kemi vepruar do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër komentet politike do i kemi nesër”, ka thënë shkurt Veseli.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.

Tri partitë opozitare, kanë iniciuar mbajtjen e kësaj seance pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve. Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

 Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje për të diskutuar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, ku do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.

Tri partitë opozitare, kanë iniciuar mbajtjen e kësaj seance pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve.

Kërkesa e opozitës mbi kufijtë, mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot takim për të diskutuar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, ku do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.

Tri partitë opozitare, kanë iniciuar mbajtjen e kësaj seance pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve.

Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat