Limaj: Përkushtimi i Qeverisë mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim

Aktuale

Limaj: Përkushtimi i Qeverisë mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:36
Fatmir Limaj

Fillimin e vitit të ri shkollor nëpërmjet një postimi në Facebook e ka uruar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Duke uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor Fatmir Limaj ka thënë se përkushtimi i Qeverisë dhe ministrit të Arsimit mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim.

Postimi i Limajt në Facebook:

Të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar urimet më të mira për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Një urim i veçantë për fatosat të cilët sot nisin rrugëtimin e tyre të zënies së diturisë në një etapë të re të jetës së tyre.

Shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, në funksion të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës dhe i ministrit Bytyqi, mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit. 

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat