Qeveria thotë se nuk ka grevë në Administratën e Kryeministrit

Aktuale

Qeveria thotë se nuk ka grevë në Administratën e Kryeministrit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:08
Administrata e kryeministrit të Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka grevë në Zyrën e Administratës së Kryeministrit.

Në media është raportuar se në Zyrën e Administratës së Kryeministrit është duke u mbajtur një grevë për shkak se punëtorët janë ndjerë të diskriminuar në paga.

Këtë e ka mohuar zyrtarja për Informim në Zyrën e Kryeministrit, Donjeta Gashi.

“Lajmi nuk është i vërtetë. Nuk ka grevë”, ka thënë shkurt Gashi.

Kohë më parë shërbyesit civil në Zyrën e Kryeministrit  kanë nënshkruar një notë proteste me anë të së cilës kanë  kërkuar nga kreu i ekzekutivit të respektohet ligji i punës dhe ai për shërbyesit civil, e kjo ka ndodhur si pasojë e mos përfshirjes në listën e ngritjes së pagave në të cilën ishte i përfshirë edhe vetë Haradinaj.

***

Administrata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë sot në grevë. Kjo po bëhet për shkak të diskriminimit për paga, pasi disa kanë marrë paga me rritje e disa jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat