Veteranët protestojnë, kërkojnë që të largohen mashtruesit nga listat

Aktuale

Veteranët protestojnë, kërkojnë që të largohen mashtruesit nga listat

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:12
Protesta e veteranëve

Një grup ish-luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Drenicës kanë dalur sot në protestë me kërkesën për pastrimin e listave të përfituesve të pensioneve të veteranëve të luftës.

Ata i kanë dhënë 30 ditë kohë veprimi Kuvendit të Kosovës për pastrimin e listave të veteranëve , para se të kalojnë në veprime tjera protestuese.

Ata thanë se nuk do të tolerohen mashtruesit që sipas tyre kanë falsifikuar certifikatat e veteranëve për të përfituar nga pensioni  që e ofron shteti.

Faik Zogaj, organizator i protestës listoi kërkesat e tyre që përfshijnë edhe ndaljen e pagesës për të gjithë veteranët derisa të pastrohen listat.

“Kërkesat tona janë sot tri. Kërkojmë nga Kuvendi që në mënyrën sa më të shpejtë të paatrohet lista e veteranëve, jo të ketë manipulues të bëhet një ligj për veteranët. Një ligj që të ketë parimet e veta. Çdo veteran ti gëzoj të drejtat e veta. 170 euro i mer një veteran i vërtetë dhe të njëjtat i merr edhe një falsifikator. Kërkojmë shkarkimin e Lumezit. Blakaj ka qenë i vetmi prokuror që ka marrë parasysh kërkesat tona, ai prokuror ka pasur fakte dhe ndër ato fakte i kemi edhe ne. Falaifikatorët kanë dalë dhe kanë bo falsifikime. Gjithashtu kërkojmë lirimin e komandantit Sylejman Selimit”, tha Zogaj.

Ata paralajmëruan se do të takohen me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat