Murati: Testi i vërtetë për AAK-në dhe Nismën është nesër

Aktuale

Murati: Testi i vërtetë për AAK-në dhe Nismën është nesër

Nga: G.B Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:11
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati ka thënë se seanca e nesërme është mundësi për të ndërtuar diçka të përbashkët ose për të ndaluar diçka që shumica janë kundër, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se edhe NISMA dhe AAK e kanë kundërshtuar presidentin, por që testi i vërtetë për to është nesër dhe nëse ka mungesë kuorumi, atëherë dihet pozicioni i tyre karshi “korrigjimit”.

Postimi i tij i plotë:

Seanca e neserme eshte nje mundesi e mire per politiken kosovare, per te ndertuar dicka te perbashket, ose te pakten, per te parandaluar dicka qe shumica jane kunder. Pervec opozites, idene e "korrigjimit te kufinjve" e kane kundershtuar deklarativisht edhe AAK e NISMA. Megjithate, testi i vertete per AAK e NISMA eshte neser. Nese ka mungese ne seance, e pamundesohet kuorumi per vendimmarrje, atehere po dihet edhe pozicioni i tyre karshi "korrigjimit". Shtatori erdhi, fjalet nuk kryejne pune me, vec veprat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat