Qalaj mbledh menaxhmentin e Policisë

Aktuale

Qalaj mbledh menaxhmentin e Policisë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:18
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj ka mbajtur sot një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj ka mbajtur sot një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës duke përfshirë drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonal.

“Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku drejtori Qalaj kërkoi nga menaxhmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik i Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor, e në veçanti u potencuan dhe njëherit u kërkua në vazhdimësi ngritja e performances dhe integritetit policor”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Në këtë takim sipas një njoftimi për media u diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të  krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

Drejtori Qalaj, theksoi se përmes vlerësimit të performancës së zyrtarëve policor, përmes menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat