Mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

Mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:25

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sonte, në ora 19:30.

Kjo mbledhje e Kryesisë pritet të mbahet në këtë orar jo kaq të zakontë më kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në ndërkohë, një seancë e jashtëzakonshme veç është caktuar për ditën e nesërme, e cila është paralajmëruar për në orën 10:00.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pikë e vetme e rendit të ditës për seancën e nesërme do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat