Krasniqi: Për ta minimizuar efektin e seancës së opozitës, pushteti ka thirrur tjetër seancë më herët

Aktuale

Krasniqi: Për ta minimizuar efektin e seancës së opozitës, pushteti ka thirrur tjetër seancë më herët

Nga: G.B Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:05
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se kur opozita thirri seancë të jashtëzakonshme, Kadri Veseli deklaroi se ishte absurde, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani pushteti ka thirrur seancë një orë më herët se ajo e opozitës, në mënyrë që të minimizojë efektin e kësaj seance.

Postimi i tij i plotë:

Kur opozita thirri seancë per dialogun, Kadri Veseli deklaroi ne menyrë absurde që seanca është dëmi më i madh që mund ti bëhet Kosovës.

Sot, për ta minimizuar efektin e seancës së thirrur nga opozita, pushteti paska thirrur seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet 1 orë para seancës së thirrur nga ne.

Dmth tash seanca nuk qenka e dëmshme për Kosovën?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat