Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, para asaj të opozitës

Aktuale

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, para asaj të opozitës

Nga: G.B Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:32
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në ora 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme, e thirrur  nga kryeministri Ramush Haradinaj, për të shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sonte në ora 19:30, ku seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditë Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë., përcjell Bota sot.

Kujtojmë që seanca e thirrur nga opozita do të mbahet nesër në ora 10:00./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat