Mustafa thotë se disa deputetë të LDK'së ndihmuan rrëzimin e qeverisë së tij

Aktuale

Mustafa thotë se disa deputetë të LDK'së ndihmuan rrëzimin e qeverisë së tij

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:02
Isa Mustafa

Procesi i vonuar i demarkimit të kufirit më Malin e Zi bëri që Kosova të mos gëzojë liberalizimin e vizave, ndonëse, siç thotë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në fund të vitit 2016, vendi kishte arritur të përmbushë të gjitha kushtet, përfshirë edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai përmendi vitin 2016 kur po qëndronte në Shtetet e Bashkuara në kohën e mbajtjes së asamblesë vjeshtore të OKB’së ku tha se kishte pasur lutje prej përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionerit për migracion, Dimitris Avramopoulos dhe atij për zgjerim, Johannes Hahn që të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

“I kam takuar atje dhe thanë votojeni se për dy muaj ne do t’i marrim të gjithë hapat që Kosova t’i ketë vizat e liberalizuara”, u shpreh Mustafa më Rubikon.

Mirëpo vonesa me marrëveshjen e demarkacionit rrëzoi edhe qeverinë Mustafa, për çka ai thotë se deputetë të partisë që ai drejton u bën bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Fillimisht, tha Mustafa, thoshin se janë humbur tetë mijë hektar mirëpo më vonë u ndërruan qëndrimet.

“Në qoftë se ata kanë bërë diçka është që e kanë çu LDK’në në opozitë, vetë deputetët e LDK’së me Kadri Veselin”, ka thënë ai.

“Në qoftë se dikush ka qenë i bindur se bashkë po i humbin tetë mijë hektarë atëherë pse kur është një kryeministër je i bindur që po i humb, kur vjen një tjetër je i bindur që s’po i humb, e është e njëjta marrëveshje mirëpo me rëndësi është që ajo është përmbyll”, ka thënë Mustafa.

Një qëndrim të tillë, ai tha se nuk e ka diskutuar dhe nuk do ta diskutojë meqë secili duhet të mbaj përgjegjësi individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat