"Vetting-u duhet të ndodhë me kriteret më të forta”

Aktuale

"Vetting-u duhet të ndodhë me kriteret më të forta”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 shtator 2018 Në ora: 21:01
Sistemit juridik i drejtësisë Vettingu

 

Kosovës i nevojitet një kuadër i ri me vlera, me një perspektivë të pavarur ku me suksese do të udhëhiqej sistemi i drejtësisë më mënyrë që të bëhet spastrimi i sistemit juridik të drejtësisë. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava  për “ Bota sot”, ku sipas tij Vetting-u duhet të ndodhë me kriteret më të forta.

“Në Kosovë një gjë e tillë, ka ndodhur kohë më parë, megjithatë Kosova sërish është kapur për fyti nga të fortit e këtij shteti. Andaj gjithsesi duhet edhe një herë të ndodh një Vetting, pasi është e nevojshme. Pra tani është momenti mese i nevojshëm kur duhet të ndodh, ashtu siç po ndodh edhe në Shqipëri. Vetting-u, duhet të ndodhë me kriteret më të forta dhe gjithsesi me ndihmën e miqve ndërkombëtar, në mënyrë që klika politike mos të ketë qasje në këto procedura fare. Sistemi i drejtësisë mund të pastrohet mbas ndodhjes së  Vetting-ut, ashtu sikur thashë me ndihmën e miqve ndërkombëtar Kosova në një mënyrë duhet të pavarësohet nga ndikimi politik, dhe  nga njerëzit që përzgjedhin dhe i kalojnë me suksese ato kritere që kërkohen nga ta”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij këta njerëz pikë së pari duhet të jenë të shkolluar në nivele më të larta, të jenë të  pastër moralisht dhe materialisht, të jenë të guximshëm dhe gjithsesi të kenë të kaluarën e tyre të pastër, ashtu sikur është shembulli i prokurorit Elez Blakaj.

“Ndaj të gjithë këtyre që tani gjenden në këtë sistem të drejtësisë, duhet udhëhequr hetimet për të kaluarën e tyre, si ato të korrupsionit, të pasurisë përfitimeve, mallverzimëve, mitos, dhe në përgjithësi të pastërtisë së tyre lidhur me krimin. Të gjithë ata që konstatohet se janë pasuruar në mënyrë të padrejtë dhe anti- ligjore, duhet të ushtrohet kallëzimi penal dhe të dënohen ashpër. Po ashtu, duhet të ju konfiskohet pasuria në tërësi, duke filluar nga ajo që është përfituar në mënyrë antiligjore. Posaçërisht duhet të pastrohen ata që në të kaluarën kanë shërbyer gjatë periudhës nga viti 1990 në Shërbime të Serbisë, e deri në fund të luftës të cilët e dënuan popullin e vet, e  duke i përjetuar privilegjet e asaj kohe’, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se të tillët tani në mënyra të ndryshme e kanë gjetur mundësinë e inkuadrimit prapë në ato vende, ku dikur kanë dënuar njerëzit në shërbim të Serbisë si bashkëpunëtorë të tyre.

Image
Hajrullah Ternava

“Këtë njerëz të lig prapë e kanë gjetur mundësinë e punësimit dhe dënojnë edhe në këtë sistem dhe i përjetojnë prapë privilegjet, që shumë të rinj edhe që i kryejnë fakultetet bredhin rrugëve e nuk munden të punësohen. Ky veprim do të t’ju shërbej në preventivë edhe të tjerëve mbas Vetting-ut, që mos të sillen si garnitura e deri tanishme, sepse do të përgjigjen për të njëjtat veprime. Për ta ndërruar këtë gjendje të sistemit të drejtësisë, i cili nuk merren dhe nuk e lufton krimin e organizuar”, ka thënë Tërnava, sepse shteti është kapur në shërbim të mëdhenjve të këtij shteti që janë pasuruar në mënyra enorme dhe punojnë vetëm për interesat e ma të fortëve të këtij vendi”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, për momentin e vetmja mënyrë tani është që përmes protestave të përmasave të mëdha jo politike, të ndikohet në dorëheqjet e krejt sistemit të drejtësisë e sidomos të kryeprokurorit.

“Protestat në të ardhmen duhen të jenë masovike, që në këto protesta të marrin pjesë shumica e popullit, pavarësisht partive politike, dhe me një fjalë se këto protesta nuk kanë ngjyra politike dhe këto protesta mbas miri kishte me qenë ti organizojnë organizatat jo qeveritare të ndryshme që ekzistojnë si të tilla në vendin tonë. Në një protestë gjithë përfshirëse popullore shpesh të organizuara apo edhe pa ndërprerë, gjithsesi duhet të japin dorëheqje të gjithë të apostrofuarit, e në rradhë të parë kryeprokurori Lumezi. E nëse masa kërkon edhe dorëheqjen të krejt qeverisë pse mos të ndodhë edhe kjo dorëheqje. Në këtë situatë kaotike që është krijuar me një qeverisje të dobët, dhe pse jo ma të dobtën nga paslufta e deri më tani, duhet sa më parë të rrëzohet kjo qeveri. Dhe nëse nuk gjinden rrugë tjera dhe protestat janë mënyra ma demokratike e rrëzimit të qeverisë”, është shprehur eksperti i sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat