Deputetja e VV-së flet për delegacionin e ri: Plotë afera e skandale, Limaj Hoxha, Pacolli e Gashi...

Aktuale

Deputetja e VV-së flet për delegacionin e ri: Plotë afera e skandale, Limaj Hoxha, Pacolli e Gashi...

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2018 Në ora: 22:16
Vetëvendosje

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci e ka komentuar delegacionin e ri të propozuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nagavci thotë se, ata emrat e anëtarëve të propozuar, sipas saj flasin vet dhe nuk mund të pritet më shumë nga kj qeveri e varur.

Ajo thotë se Fatmir Limaj i cili është propozuar për kryesues të delegacionit, iu publikua skandali i 3 milionë eurove disa ditë më parë, si dhe ai ka qenë negociator edhe për korrigjimin e demarkacionin me Malin e Zi.

Lexojeni postimin e plotë:

Kryeministri Haradinaj është deklaruar publikisht se nuk është i interesuar e s’ka kohë të udhëheq procesin e dialogut me Serbinë, ndërkaq sot kur tashmë ishte e qartë se në seancën e nesërme të ftuar nga opozita, pritej të votohej rezoluta që do të ndalonte negocimin e kufijve në dialogun me Serbinë, ai propozon delegacion qeveritar për dialogun me Serbinë.

Dhe emrat e anëtarëve të propozuar flasin vet, ashtu si mund të pritej tashmë nga kjo qeveri e varur nga Thaçi, njerëz të përfshirë në afera e skandale : Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi…

Kryesues i delegacionit qeveritar për bisedime me Serbinë propozohet Fatmir Limaj, ky i njëjti që para pak ditësh i publikuan skandalin e 3 milionshit, i njejti që negocioi edhe për korigjimin e demarkacionit me Malin e Zi, i njëjti që mund të kontrollohet e të orientohet, përndryshe vazhdojnë publikimet e aferave e edhe aktakuzat.

Qeveri pa kredibilitet.

President pa integritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat