Veseli: Opozita të bashkohet në konsenus

Aktuale

Veseli: Opozita të bashkohet në konsenus

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:13
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka ftuar partitë opozitare që të bashkohen në konsensusin për fazën finale të dialogut me Serbinë, e ti lënë anash inatet politike që dëmtojnë shtetin.

Kryeparlamentari Veseli ftoi opozitën që të bëhen bashkë në ekipin negociator shtetëror për të forcuar edhe më shumë pozicionin e Kosovës në këto bisedime nga të cilat siç tha Veseli, Kosova do të merr njohjen nga Serbia dhe do të siguroj ulësen në OKB.

“Ka disa muaj që jam duke i ftuar në vazhdimësi opozitën dhe ju kam ofruar platformën time të dialogut si propozim për tu bashkuar dhe për ta plotësuar pastaj bashkërisht në platformë shtetërore. Është e pakuptimtë refuzimi i tyre dhe përpjekjet që në këtë temë të mundohen të bëjnë populizëm për vota”, tha Veseli.

Ai tha se seanca e ftuar nesër me kërkesë të kryeministrit synon bashkkmin e gjithë spektrit politik për të forcuar edhe më shumë pozicionin e Kosovës në bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat