Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 07:12
Kuvendi

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Seanca do të fillojë në ora 09:00, ndërsa PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

Pikë e vetme e rendit të ditës është:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat