Krasniqi: Seanca e thirrur nga Qeveria, përpjekje për ta bllokuar miratimin e rezolutës

Aktuale

Krasniqi: Seanca e thirrur nga Qeveria, përpjekje për ta bllokuar miratimin e rezolutës

Nga: G.B Më: 4 shtator 2018 Në ora: 08:43
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se seanca e thirrur nga Qeveria për Ekipin Negociator, është vetëm përpjekje për ta bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka tjetër mënyrë se si të shpjegohet kjo nguti që të shqyrtohet vendimi i Qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Seanca e thirrur nga Qeveria për Ekipin Negociator nuk është asgjë më shumë sesa përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës e cila kërkon respektim të Kushtetutës në dialog me Serbinë.

Përndryshe nuk ka sesi të shpjegohet ngutia të shqyrohet një vendim i Qeverisë në seancë të jashtëzakonshme, vendim i cili paska qenë duke pritur për më shumë se gjashtë muaj, në tavolinën e Kryeministrit i cili vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka kohë të merret me dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat