Delawie del nga Kuvendi i Kosovës

Aktuale

Delawie del nga Kuvendi i Kosovës

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 09:17
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie posa ka dal nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta shqyrtuar propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërsa, më pas do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ende nuk dihet se me kë ka pasur takim Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat