Murati: Nismat e deputetëve, beteja për projektimin e zgjedhjeve të reja

Aktuale

Murati: Nismat e deputetëve, beteja për projektimin e zgjedhjeve të reja

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:22
Valon Murati

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, ka thënë se deputetët e pozitës dhe opozitës janë duke zhvilluar lojë në tentim të interesave partiake.

Në prononcimin e tij në edicionin special që i dedikohet seancave të jashtëzakonshme, Murati ndërsa ka dhënë qëndrimin e tij për çështjen e dialogut, ka thënë se në këtë mënyrë partitë janë duke projektuar zgjedhje të reja:

”Është një minus i madh që në këtë mandat të këtij legjislativi Lëvizja për Bashkim nuk është e prezantuar në Kuvendin e Kosovës”.

”Sepse aty do të kishim qëndrimin tonë edhe për lojën e cila po ndodh mes pozitës e opozitës. Po zhvillohet një lojë mujtas në tentim që të sjellin një vendim të përbashkët për dialogun me Serbinë”.

”Besoj që kjo situatë do të vazhdojë edhe për një kohë. Përderisa janë numrat, po projektohen zgjedhjet”.

”Krejt këto beteja po projektohen për të përgatitur një elektorat për në të ardhmën se sa për interes të vërtetë të Kosovës”.

”Kjo është thelbi i gjithë problemit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat