Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se pozita i kritikoi pse opozita thirrën seancë të jashtëzakonshme për të ndal Hashim Thaçin në zbatimin e projektit, siç e quan ai të përbashkët me Vuçiqin për pazare me territorin e Kosovës.
Selmanaj thotë se, “komandantët” u mobilizuan dhe e thirrën seancën e jashtëzakonshme për të votuar një ekip të qeverisë, shkruan gazeta “Bota sot”.
Sipas tij, përgjigja është në zyrën e presidentit Thaçi, i cili është dirigjent i kësaj situate duke i kapur për hunde Limajn dhe Ramushin.
Lexojeni shkrimin e plotë të deputetit Selmanaj:
Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaqin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!
E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme... Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011.
Përgjigja është dikun tjetër, më sakt në zyrën e Presidentit... Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate... i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.
Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik - mikut të tij Aleksandrit.
Pêr ta ndal Hashimin, na duhet bashkim dhe mobilizim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politike, brenda dhe jashtë institucioneve.
Me shtetin nuk ka lojë!!