Haradinaj takon përfaqësuesit e Siga-s

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit e Siga-s

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:19
Ramush Haradinaj takon përfaqësuesit e Siga-s

Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Aleancës Globale për Integritetin e Sportit.

Në takim me përfaqësuesit e Aleancës Globale për Integritetin e Sportit Kryeministri ka informuar ata për rezultatet mbresëlënëse të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare, kudo që po paraqiten.

Gjithashtu Kryeministri, Haradinaj ka mirëpritur mbajtjen e samitit të parë në Kosovë të kësaj Aleance, me rëndësi për aplikimin e praktikave më të mira për ngritjen dhe mbrojtjen e integritetit të sportit. Kosova, me fitoren e medaljes së parë të artë në Lojërat Olimpike, e ka ndjerë peshën e madhështisë së investimit në sportistët e saj.

Kujtojmë që Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të parë do të organizojë Samitin Rajonal të SIGA-s, i cili do të mbahet më 5 shtator 2018 (e mërkurë) në Hotel Swiss Diamondnë Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat