Kuvendi vazhdon pauzën: “Pritet amini i Vuçiqit për të lejuar vazhdimin”

Aktuale

Kuvendi vazhdon pauzën: “Pritet amini i Vuçiqit për të lejuar vazhdimin”

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:46
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se për të vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, duhet të kërkohet amini i Aleksandër Vuçiqit.

“20 min të pauzës së shpallur të koalicionit qeverisës duket që do përkthehen në 20 orë, tash sigurishte kërkohet amini i Vuçiçit për të lejuar vazhdimin. Ftoj kryetarin e Kuvendit të lejoj mbajtjen e seances së thirrur nga opozita dhe të mos pengoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosoven unitare”, shkruan Zemaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat