Abdixhiku: Shantazhuan me audio inçizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigash mes vete...

Aktuale

Abdixhiku: Shantazhuan me audio inçizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigash mes vete...

Nga: P.R Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:56
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ajo çfarë ka kërkuar opozita ishte një rezolutë për mbrojtjen territoriale të Republikës së Kosovës.

“E tëra çfarë kërkuam ishte rezolutë për mbrojtjen territoriale të Republikës. Një rezolutë me një pikë. Kaq e thjeshtë ishte. Nuk ishin në gjendje as këtë të bëjnë. Shantazhuan me audio inçizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigash mes vete; thirrën takime të natës; organizuan paraseanca mëngjesi; riblenë deputetë të opozitës - dhe sërish s’janë në gjendje të nisin seancë. Në pritje të pazareve shantazuese tjera; në pritje të Listës Serbe. Çfarë trishtimi. Për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë.

Kurrë më keq e kurrë më poshtë se kaq s’kemi qenë. Shembulli i tmerrshëm i përfaqësimit politik. Model i gërditshëm që turpëron secilin njeri me minimalisht dinjitet”, ka shkruar Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat