Reagim i ashpër ndaj Teutës: Sot e arrite kulmin, e rrethuar pa frikë nga ujqër që sulmuan presidentin Rugova

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Teutës: Sot e arrite kulmin, e rrethuar pa frikë nga ujqër që sulmuan presidentin Rugova

Nga: P.R Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:03
Teuta Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ish ushtaraku i UÇK-së, dhe anëtari i LDK-së, Saim Tahiraj, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar veprimin e sotëm të Teuta Rugovës, e cila doli kundër qëndrimit të LDK-së dhe mori pjesë në seancën e thirrur nga pozita.

Ai ka shkruar se sot, Teuta e arriti kulmin.

Image
Saim Tahiraj

“Sot e arrite kulmin Teuta, na detyrove që gjithë atë respekt që patëm për juve, si bija e presidenti tonë Rugova, ta largojmë përfundimisht. Shumë e dhimbëshme porë e detyrueshme. Na i ndave rrugët! Ti në rrugtimin tuaj me tufen e ujqërve, dhe ne vazhdojmë rrugën që na e trasoj Presidenti i ynë i dashur dhe shumë i nderuar Dr.Ibrahim Rugova”, shkruan Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Sot pamje e dhimbëshme në Parlamentin e Kosovës. Teuta Rugova e vetmuar, si në shkretëtirë e rrethuar me ujqër, pa mbrojtje! Ujqër të vjetër të cilët e sulmuan disa herë Presidentin Historik Rugova. Ja bënë cop-copë bashkpuntoret e tijë të ngusht. Sot për çudi, njejtë si dje, Teuta e vetmuar në mesin e po të njetëve ujqër, qendron pa figë! Të gjithë antarët besnik te presidentit Rugova dhe LDK-së pyesin të habitur,me plotë dhembje,pse vepron kështu Teuta? Teuta bija e presidentit tonë Rugova. President që aq shumë e deshëm dhe e nderuam, dhe kurrë nukë pushuam ,porë vazdojmë edhe sot dhe neser ta duam dhe nderojmë. Teuta vazhdon avazin e vjetër si dje, edhe sot të na lëndoj,pa pytur fare se sa shumë besnikë të babaijit të saj janë lënduar thellë në Zemër. Sot e arrite kulmin Teuta, na detyrove që gjithë atë respekt që patëm për juve, si bija e presidenti tonë Rugova, ta largojmë përfundimisht. Shumë e dhimbëshme porë e detyrueshme. Na i ndave rrugët! Ti në rrugtimin tuaj me tufen e ujqërve, dhe ne vazhdojmë rrugën që na e trasoj Presidenti i ynë i dashur dhe shumë i nderuar Dr.Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat