AAK e NISMA pritet të marrin pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Aktuale

AAK e NISMA pritet të marrin pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:28
Kuvendi i Kosovës

Zhvillime të çuditshme kanë ndodhur gjatë ditës në skenën politike.

Përderisa mazhoranca ka thirrë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ekipin negociator në krye me Fatmir Limajn, votimi nuk ka ndodhur pa dhënë arsye të forta.

E seanca e thirrur nga partitë opozitare për miratimin e rezolutës, e cila ia ndalon presidentit Thaçi negocimin për çështjen e kufijve nuk është mbajtur sot. ‘

Media mëson se këtë seancë kurdo që do të mbahet do të marrin pjesë dy partitë që përbëjnë koalicionin qeveritar: AAK e Nisma.

“ Është qëndrim i përbashkët që ne të marrim pjesë në atë seancë.

Ne interesin shtetëror e vendosim para atij partiak dhe ne do të marrim pjesë ka thënë një burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat