Valon Murati: Qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime

Aktuale

Valon Murati: Qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 23:20
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kërkuar që të formohet një qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime që do të përmbante brenda saj edhe Kosovën Lindore.

“Që nga themelimi i kësaj qeveria, forcat politike shqiptare përmes mungesës së vizionit për të ndërtuar një qeveri uniteti, kanë fuqizuar pozicionet e Listës Serbe. Kjo u pa edhe sot, në lojërat aspak parimore në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Murati. 

Postimi i Muratit në Facebook:

Një qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime që do të përmbante brenda saj edhe Kosovën Lindore

Që nga themelimi i kësaj qeveria, forcat politike shqiptare përmes mungesës së vizionit për të ndërtuar një qeveri uniteti, kanë fuqizuar pozicionet e Listës Serbe. Kjo u pa edhe sot, në lojërat aspak parimore në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.  Ky është momenti i duhur për të gjitha partitë politike parlamentare për ta tejkaluar veten dhe për të shkuar drejt një qeverie uniteti e përbërë nga krejt partitë politike shqiptare. Në këto rrethana kjo qeveri do të duhej ta kishte një mision: hartimin e platformës politike për bisedime me Serbinë dhe përpjekjen për të përmbyllur këto bisedime. Në qendër të platformës, LB beson se duhet të jetë parimi i reciprocitetit në të drejta për shqiptarët në Kosovën Lindore me atë të serbëve në tri komunat veriore të Kosovës.

Zbatimi me konsekuencë i këtij parimi do të çonte edhe në ridefinimin e kufijve në mes të dy popujve dhe shteteve duke u baz uar në vullnetin e tyre në këto pjesë përkatëse.  Beteja politike në mbrojtje të “integritetit territorial” të Kosovës e në dëm të Kosovës Lindore dhe funksionalizimit të shtetit të Kosovës duhet të pushojë. Qeveria e unitetit duke hartuar platformë të përbashkët do të ndërtonte edhe ekipin i cili do të përfaqësonte Kosovën, duke i eliminuar nga ky proces të gjithë ata që nuk e kanë besimin e forcave politike për këtë proces të ndjeshëm politik. Rrugët tjera do të na çojnë në vazhdimin e konflikteve të brendshme, përpjekjen për të fituar poena politik nga situate aktuale, fuqizim të Listës Serbe dhe humbje e rastit që përmes një zgjidhjeje të duhur në bisedime të funksionalizojmë shtetin e Kosovës dhe ta hapim rrugën për bashkimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat