Thaçi flet për takimet me Vuçiqin: Nuk më pëlqejnë fare, por…

Aktuale

Thaçi flet për takimet me Vuçiqin: Nuk më pëlqejnë fare, por…

Nga: Nesib Hoti Më: 5 shtator 2018 Në ora: 07:25
Pamje nga tryeza “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”

(E plotësuar) - Instituti Demokratik i Kosovës sot organizoi tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

Para të pranishmëve dhe mediave i pari i shtetit deklaroi se takimet me përfaqësuesin e Serbisë nuk janë aspak të lehta.

“Raportet e mia me Vuçiq, të drejtën me ju thënë janë jo të lehta, të vështira. Nuk e pëlqej fare Vuçiqin, por është i zgjedhur i tyre”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell “Bota sot”.

Sipas kreut të vendit, me Serbinë synohet një marrëveshje paqësore e obligative në rrafshin ndërkombëtar dhe se korigjimi e shpëton Kosovën. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke folur për rreziqet që mund të sjellë korrigjimi i kufirit me Serbinë, ka thënë se korrigjimi nuk sjellë konflikt.

Ai në tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, ka theksuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon, raporton “Bota sot”.

“Ka zëra që thone se korigjimi sjell konflikt, ky është absurditet. Një marrëveshje mes nesh dhe Serbisë, flas me përgjegjësi, do të sjell paqe dhe stabilitet në rajon. Ne synojmë të kemi marrëveshje të mira me Serbinë. Do të ruhet i tërë katalogu i minoriteteve. Si president dhe të gjitha institucionevejemi garantues të ruajtjes së vlerave kulturore. Personalisht, shoh dritë në fund të tunelit. Shoh shpresë. Jam i vetëdijshëm se ka kundërshtarë të marrëveshjes si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Por, do t’i bëjmë të njohura rreziqet”, ka potencuar presidenti.

Ai ka thënë se nuk do të ketë as ndarje dhe as krijim të “Republika Serpska”, derisa ka theksuar se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, do t’i bashkohen Kosovës.

“As në vitin 2006 nuk ka pasur unitet më të madh. Ekipi negociator do ta plotësojë njëri-tjetrin! E theksoj, nuk do të ketë ndarje me korrigjim. Tani me kjo temë është institucionalizuar. Është shumë e drejt respektimi i vullnetit qytetar. Nuk do të lejoj që në emër të rrezikut të flitet për ndarje dhe krijim të Republika Serpska. Nuk do të lejoj as diskutim për ndarje. Në këtë drejtim jam për me marr, dikush tjetër është për më dhënë. E theksoj, nuk ka ndarje. Pyetjet për veri nuk janë në adresë të duhur. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, do t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi: Pas marrëveshjes Greqi-Maqedoni për emrin, momentumi për marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Po ashtu si e kam bërë të qartë në samitin e Sofias aspiratën e Kosovës, dhe si na është bërë edhe neve të qartë në samitin e Sofias nga miqtë e Bashkimit Evropian dhe vendeve perëndimore. Kusht thelbësor për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian është ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore, apo aktualisht agjenda e Bashkimit Evropian është modernizimi dhe formimi i Bashkimit Evropiane dhe pastaj zgjerimi që do të merr vendet pa bartur problemet lokale e ballkanase. Cilat janë ato probleme të gjithë e dimë. Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi me Shqipërinë dhe Maqedoninë si vend fqinje. Na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore ehe me Serbinë prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë që sa vite, Pa nënshkruar marrëveshjen e madhe histerike mes dy shteteve. Pa marrëveshjen historikë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit është krijuar një momentum po zitiv edhe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë. Vëmendja e Bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar në arritjen e një marrëveshje finale ashtu si kurrë më parë. Këtë mund ta keni vërejtur edhe në qëndrimet e departamentit të shtetit amerikan ku përmendet qartë vendosmëria për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo qoftë në raportimet për bisedat e presidentit Trump dhe kancelares Merkel, apo shkrimet në mediat botërore”, ka thënë Thaçi.

Kjo marrëveshje sipas presidentit të vendit duhet të arrijë në fazën e dakordimit qysh para zgjedhjeve të reja në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm. Ndryshe, sipas Thaçit, fokusi dhe vëmendja e BE-së dhe botës ndaj Kosovës do të zbehet dhe do të bie në pozicion më poshtë se që është.

Presidenti duke shpalosur pikëpamjet e tij, ka paraqitur edhe katër pika të cilat sipas tij e përbëjnë fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur në vitin 2011 dhe po lehtësohet nga Brukseli zyrtar.

Sipas tij marrëveshja finale, duhet të përfshijë edhe korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Thaçi: Marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë edhe korrigjimin e kufijve me Serbinë

“Së pari ne si Kosovë synojmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e jo një tjetër marrëveshje kalimtare e cila vetëm sa i shtynë gjërat për disa vite. Së dyti për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është njohja formale dhe reciproke në mes të shtet të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Së treti ne synojmë me të drejtë që përmes kësaj marrëveshje dhe njohjes formale mes Kosovës de Serbisë të na hapet mundësia të bëhemi shtet anëtarë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe pastaj të bëhemi anëtare e Këshillit të Evropës,  OSBE-së, paktit të NATO-s dhe të ofrohet një vend anëtarësimi në Bashkim Evropian. Së katërti njohja reciproke në mes të shteteve të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve të korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti.

Ai ka mohuar zërat se korrigjimi i kufijve do të përfshijë edhe veriun e Kosovës, apo ndarje a shkëmbim të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse pohoi se demarkimi me shtetin serb do të prek 400 kilometra të kufijve me të.

Thaçi: Nuk ka ndarje as shkëmbim, por Lugina t’i bashkohet Kosovës

“E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës, nuk do të ketë Srpska Republikë në Kosovë, e kam hënë edhe më parë dhe do ta them përsëri për liqenin e Gazivodës apo territorin e Kosovës. Më lejoni të elaborojë këtë më tutje. Ka zëra që korrigjimi i kufijve Kosovë dhe Serbi do të thotë konflikt, kjo është absurditet. Në fakt është e kundërta. Ky proces do të shënonte fundin e  konflikti të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e  një konflikti të ri. Koha e luftëra në mes të Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar”, ka thënë Thaçi.

Një ndër modelet që presidenti kishte përmendur si potencial për t’u ndjekur për korrigjimin e kufirit me Serbinë, është marrëveshja e vitit 2016 e arritur mes Belgjikës dhe Holandës. Të dyja shtetet ishin pajtuar që të korrigjojnë kufijtë pasi një trup i pajetë ishte gjetur në një lum mes dy vendeve. Në paqartësi rreth juridiksionit për të kryer obduksionin e trupit kishte lindur nevoja që të ndryshohen kufijtë dhe të caktohet juridiksioni secilit shtet mbi territorin e caktuar.

Thaçi i pyetur për arsyet pse ka përmendur këtë model dhe nëse ai është më i përshtatshmi për Kosovën dhe Serbinë ka thënë se nuk ka vend në rajon që ka më tepër paqartësi rreth juridiksionit se sa Kosova dhe Serbia, që kanë jashtëzakonisht paqartësi të tilla.

Veriu i vendit konsiderohet si pjesa më problematike e vendit, e banuar me shumicë serbe, në këtë drejtim në Kosovë.

Por Thaçi insistoi në atë se ai nuk po flet për veriun kur përmend korrigjimin e kufirit dhe se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

I pyetur nëse Serbia ndërkaq do të pranojë që t’ia jap Kosovës Luginën, pa marrë asnjë pjesë të territorit të Kosovës, Thaçi nuk ka dhënë përgjigje konkrete, e as nuk ka treguar se çka i është premtuar Serbisë vetëm ka thënë se korrigjimi me Serbinë nuk rrezikon asnjë vend në rajon e në botë.

Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk rrezikon zhvillimet në rajon e botë?

“Mendoj që më së paku ne duhet të shqetësohemi se për çka shqetësohet dhe të mërzitemi për çka mërzitet Serbia apo se, siç po dëgjojë në opinione, se nëse ndodh korrigjimi çka o të ndodh në këtë vend, në këtë hapësire dhe në këtë pjesë të botës. Po e them sinqerisht do të isha shumë i lumtur sikur vendi të ishte katalizator i zhvillimeve globale por nuk jemi. Dëgjojë se nëse ndodh korrigjimi dhe hapet tema e Medvegjës dhe Bujanocit hapet tema e Krimesë, zhvillimeve në Ukrainën...Po e them edhe diçka Kosova nuk është gardianë i paqes në Ballkanin Perëndimor, është katalizator. Të tjerët janë, gardianë të paqes edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vende tjera, dhe krahasimi me Bosnjës është plotësisht i paqëndrueshëm”, ka thënë ai.

Duke elaboruar tutje, insistimin e tij për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, për të cilën thotë se duhet të ketë unitet dhe pajtim politik, dhe e cila në fund do ë votohet përmes një referendumi nga vetë qytetarët e Kosovës, Thaçi ka thënë se marrëveshja është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e  Kosovës nga Serbia dhe Rusia që po përdor veton kudër Kosovës në Këshill të Sigurimit. Si dhe një garancë për njohje të cilën askush nuk ka arritur të ia sjellë Kosovës nga Serbia, as vetë ambasadorët të cilëve ai iu drejtua gjatë debatit të sotëm.

Thaçi - ambasadorëve: Nuk arritët të bindni Serbinë për njohje të Kosovës, marrëveshja do ta arrijë

“Ma thuani ju që jeni këtu sot ose dikush, prej kritikëve të këtij procesi, si do të mund ta bindim ne Rusisë qe të heq veton për tu anëtarësuar Kosova në këshillin e Sigurimit pa një marrëveshje Kosovë-Serbi? Deri tash askush nuk ka mund ta bind. Askush. Por një marrëveshje e jona mund të bind edhe Rusinë që të heq veton dhe Kosova të anëtarësohet edhe në OKB. Gjithashtu ma thoni edhe ju ambasadorë të nderuar, kush nga ju ka mundur ta bind Serbinë që të njoh deri tash Republikën e Kosovës? I çmoj shumë përpjekjet e juaja, por e them askush. Dhe unë jam skeptik që mund ta bind dikush Serbinë që ta njoh Republikën e Kosovës as BE as shtetet anëtare. Kush duhet ta bind Spanjën, Sllovakinë, Qipron të njoh republikën e Kosovës, nuk po shoh fuqi që mund t’i bind, por një marrëveshje Kosovë- Serbi hap rrugën e sigurt për njohje nga 5 vendet e BE-së, hap rrugën e  sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, Këshillit ë Evropës, OSBE por edhe OKB. Përndryshe do të lëvizim në një status kohë që për mua paraqet regres apo një situatë që do të përpiqemi me dekada me kalu por çmimi do të jetë shumë i lartë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ripërsërit: Nuk do të ketë ndarje dhe as shkëputje të veriut

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se është koha për marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Na mbetet primare të ndërtojmë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë. Është koha për marrëveshje historike edhe me Serbinë. Është e rëndësishme që të shfrytëzojmë këtë rast për të arritur një marrëveshje historike. Kërkojmë të dinamizohen të gjitha proceset mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, ai ka ripërsëritur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe a shkëputje të veriut, raporton “Bota sot”.

“Çfarë do të thotë korrigjim? Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëputje të veriut të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Ai më tej ka thënë se dëshiron marrëveshje përfundimtare e jo kalimtare me Serbinë.

“Ne si Kosovë kërkojmë një marrëveshje përfundimtare dhe jo marrëveshje kalimtare. Për ne normalizim i plotë është njohja formale dhe reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ne synojmë përmes njohjes të bëhemi anëtar të BE-së, paktit Nato etj”, është shprehur ai.

Sipas presidentit, kusht thelbësor për anëtarësim në BE, është ndërtimi i paqes.

“Interes i gjithë neve është konsilodimi i vendit në rrafsh të plotë. Këto caqe me sukses jemi duke i arritur si institucione. Kusht thelbësor për anëtarësim në BE është ndërtimi i paqes mes vendeve fqinje”, ka shtuar Thaçi.

Kryeziu pyet Thaçin a ka gabime me kufijtë e Kosovës

Ismet Kryeziu nga KDI e ka hapur tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, duke e pyetur Presidentin Hashim Thaçi, se pse po vije korigjimi i kufijve.

Ai ka thënë se korrigjimi ndodh vetëm atëherë kur ka gabime me kufijtë, duke pyetur se a ka gabime në kufijtë e Kosovës?

Image
Pamje nga tryeza

***

Instituti Demokratik i Kosovës sot oranizon tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

Në këtë debat të hapur, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë përballë shoqërisë civile dhe medias, ku do të debatojnë për korigjimin e kufirit.

Debati mbahet prej orës 10:00, në hotelin ‘Swiss Diamond’. Ky diskutim vjen pas debatit aktual që është duke u bërë lidhur me korrigjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat