Takim me Thaçin, flet Mimoza Kusari- Lila

Aktuale

Takim me Thaçin, flet Mimoza Kusari- Lila

Nga: Bota sot Më: 5 shtator 2018 Në ora: 07:48
Deputetja e Alternatives ne Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka mohuar se është takuar dje me  presidentin Hashim Thaçi për t’iu bashkuar delegacionit të Kosovës për bisedime.

Kusari Lila ka shkruar në facebook se partia e saj së bashku me partitë e tjera opozitare, do t’i bashkërendis hapat e përbashkët për ruajtjen e Kosovës në kufinjtë aktualë.

“I përkujtojmë opinionit publik që Alternativa në asnjë rrethanë nuk e përkrahë z. Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë, dhe aventurën e tij të rrezikshme për zhbërjen e Kosovës nëpërmjet “korrigjimit të kufinjve”. Alternativa, së bashku me partitë e tjera opozitare, do t’i bashkërendis hapat e përbashkët për ruajtjen e Kosovës në kufinjtë aktual”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat