Vrasja në AKI, i dyshuari dhe viktima ishin shokë të ngushtë

Aktuale

Vrasja në AKI, i dyshuari dhe viktima ishin shokë të ngushtë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:09
AKI

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka dhënë detaje rreth vrasjes së djeshme në ndërtesën e AKI-së.

Berisha bëri të ditur se sot do të dërgohet në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj punëtorit të AKI-së.

Berisha ka thënë se në bazë të informatave që ka arma që është përdorur për vrasjen është ilegale.

Ai po ashtu tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes pasi procedura është në faza tjera hetimore.

“ Njëherë nuk ka asgjë për shkak të veprimeve hetimore të cilat janë ndërmarr deri më tash. Në bazë të kërkesave, sot dërgohet në gjykatë për t’ia caktuar masën e paraburgimit. Çështjet tjera mbesin në faza tjera hetimore. Ata kishin qenë shok më herët, e për motive të vrasjes ende nuk di. Me sa kam informacion arma ka qenë ilegale”, ka thënë Berisha.

Edhe Policia e Kosovës, në bazë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në vrasjen e së martës që ndodhi në ndërtesën e AKI-së, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë.

“Është arrestuar personi i cili ka shtënë me armë zjarri mbi viktimën. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë”, thuhet në raport.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur të martën rreth orëve të mëngjesit në ndërtesën e AKI-së, mes dy punëtorëve të saj, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat