Nait Hasani thotë se nuk i pëlqen ekipi negociator i Haradinajt

Aktuale

Nait Hasani thotë se nuk i pëlqen ekipi negociator i Haradinajt

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:17
Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se është kundër renditjes së emrave në ekipin negociator të propozuar nga qeveria në seancën e djeshme të kuvendit.

Hasani shtoi se trajtimi i opozitës në atë renditje nuk është i mirëfilltë.

“Në seancë dje kam shkuar dhe kam pritë që do të hapet debat për diskutim, por forma e tillë nuk më ka pëlqyer, renditja  ai i pari, ky i dyti. Trajtimi i opozitës nuk është i mirëfilltë, duhet të kemi konsensus politik, e jo një renditje të numrave, krejt jemi ta parët e askush i dyti. Ekipi që do të shkojë do të flet në emër të shtetit”, tha Hasani.

Deputeti i PDK-së shtoi se nuk i sheh të rrezikshme deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, pasi sipas tij cilado marrëveshje e arritur nuk mund të kalojë pa u ratifikuar në kuvend.

“Duhet të kemi  vijat e kuqe për  mos ndryshim të kufijve. Vota ime është kundër për ato ndryshime në rast se bëhet një marrëveshje e tillë në Kuvend”, tha ai në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , ku po diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat