Selimi: Do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e drejta jonë

Aktuale

Selimi: Do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e drejta jonë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:39
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimet e tyre rreth propozimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Ai tha se krejt çka po ndodh është grabitje në mënyrë klandestine e seancës së thirrur nga opozita për ditën e djeshme

“Do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e drejtë e jona. Sërish ka forca speciale rreth Kuvendit para ardhjes së deputetëve. Pse janë ato forca?", tha Selimi.

I pyetur rreth mundësisë së protestave të opozitës për të kundërshtuar mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë , deputeti Selimi nuk u përgjigj nëse do të ketë apo jo, duke thënë shkurt:  "Kah vjeshta ngrohtë po shkojmë".

Seanca për miratimin e delegacionit qeveritar për dialogun me Serbinë pritet të vazhdojë sot, ndërkohë që ka pasur akuza të pozitës ndaj opozitës për mos pjesëmarrje në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat