Nisma do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita - Bota Sot
Nisma do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Aktuale

Nisma do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:47
Bilall Sherifi

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Social Demokratike, Bilall Sherifi ka njoftuar se do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita.

Sherifi këto komente i bëri pak para se të hynte në seancën për ekipin negociator, ku tha se pret që seanca e thirrur për ekipin negociator të nis sa më parë.

Sherifi: Nisma ka marrë vendim që të merr pjesë në seancën e ftuar nga opozitës

“Nisma ka marrë vendim që të merr pjesë në seancën e ftuar nga opozitës për çështjen e rezolutës në fjalë dhe kurdo që të përfundoj kjo seancë, ne do të marrim pjesë në seancën e radhës”, tha ai.

Ai nuk ka treguar qëndrimin që do ta kenë në atë seancë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat