Gjenerali italian pritet me ceremoni ushtarake në FSK

Aktuale

Gjenerali italian pritet me ceremoni ushtarake në FSK

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:30
Rrahman Rama, ka pritur sot shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina.

Ai është pritur me ceremoni ushtarake nga garda e FSK-së ndërsa komandanti i FSK-së, , tha se FSK-ja është ngritur dhe zhvilluar në bashkëpunim dhe në mbështetje të partnerëve dhe miqve të Kosovës, dhe neve na duhet edhe më tutje kjo mbështetje.

Më tej, gjeneral Rama, shtoi se janë në një fushatë intensive informuese dhe këshilluese të shteteve dhe të qendrave të rëndësishme evropiane, mbi procesin e zhvillimit dhe të ardhmen e FSK-së, për t’i informuar se udhëheqësit janë për të marrë vendime të vështira “por ne duam që këto vendime mos ta befasojnë askënd’’.

Farina, në fjalën e tij, tha se Forcat e armatosura të Italisë janë të gatshme që në vazhdimësi ta mbështesin Kosovën në sferën e sigurisë dhe zhvillimit të kapaciteteve të saj të sigurisë.

Farina, theksoi se FSK-ja është dhe do të jetë faktor me rëndësi, dhe se FSK-ja nuk është problem, por, FSK-ja është pjesë e zgjidhjes’, duke premtuar se jo vetëm që do të arrihet dhe do të zyrtarizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Italisë e Kosovës, por se do të hapen dyert për prosperitet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat