Kusari-Lila akuzon Thaçin se po e sjell vendin në gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

Kusari-Lila akuzon Thaçin se po e sjell vendin në gjendje të jashtëzakonshme

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:13
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se i vetmi që i shkakton të gjitha krizat në vend dhe e sjell në vazhdimësi vendin në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se Kosova është Republikë Parlamentare dhe kjo duhet të bëhet me dije, e për këtë ajo tha se duhet të kthehet në Kuvend diskutimi për dialogun dhe platformën e dialogut.

Kusari: Në Parlament duhet të kthehet diskutimi për dialogun

“Në Parlament duhet të kthehet diskutimi për dialogun, për platformën e dialogut. Pastaj të diskutohet për ekipin negociues dhe jo për një njëri i cili tashmë në një mënyrë ose në një tjetër ka kidnapuar kompetencat, me të cilat ka qenë e mandatuar Qeveria e Kosovës për negociata në Bruksel. Opozita i bënë thirrje edhe partive në pushtet që t’i thërrasin përgjegjësisë institucionale, por gjithashtu t’i thërrasin edhe përgjegjësisë së tyre ligjore që i pret për atë se duhet të kthehen në Kuvendin e Republikës, të jenë pjesë e seancës së thirrur nga opozita, të votohet rezoluta për mos ndryshim të kufirit. Si dhe, marrje të kompetencave presidentit të cilat vet i ka shpikur për negociata në Bruksel për integritetin territorial të Kosovës. Kosova ka nevojë për kthim në normalitet dhe i vetmi që i shkakton të gjitha këto kriza Kosovës dhe sjell në vazhdimësi vendin në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme është presidenti i Republikës Hashim Thaçi”, tha deputetja Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat