Ky është deputeti i LDK-së që po i del në mbrojtje Teuta Rugovës

Aktuale

Ky është deputeti i LDK-së që po i del në mbrojtje Teuta Rugovës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:11
Teuta Rugova

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes, Teuta Rugovës. Beqiri ka thënë se vëmendja tani duhet të drejtohet tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ideja e tij për “korrigjimin e kufijve”, dhe jo te Teuta Rugova

Ismet Beqiri deklaroi se problemi qëndron tek Presidenti Thaçi dhe kufijtë, dhe se nuk duhet që vëmendja të zhvendoset tek deputetja Teuta Rugova.

“Problemi është të Thaçi dhe kufijtë dhe nuk duhet të zhvendoset vëmendja të Teuta Rugova”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes së deputetes Rugova në seancë, ai deklaroi se nuk kanë biseduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat