Milaim Zeka bojkoton seancën

Aktuale

Milaim Zeka bojkoton seancën

Nga: D.RR Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:38
Milaim Zeka

Deputeti i NISMA, Milaim Zeka, ka marrë vendim që ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, në shenjë proteste për injorimin që po iu bëhet gazetarëve dhe për shkak të maltretimit të disa deputetëve aty, përfshirë edhe atë.

“Në shenjë proteste për shkak të poshtërimit dhe për shkak të injorimit ndaj gazetarëve që po iu bëhet gazetarëve, që nuk del asnjë njeri kompetent t’i informojë gazetarët se çfarë po ndodh dhe gjithashtu në shenjë proteste për maltretimin që na bëhet neve disa deputetëve të ndershëm, unë personalisht do ta bojkotojë këtë seancë”, thotë Zeka, përcjell “Bota sot”.

Më tutje Zeka e quan fat nëse votimi sonte do të varej nga vota e tij, duke theksuar se nuk kthehet në Kuvend më sot.

“Do ishte fat shumë i mirë sikur ky votim do të varej sonte vetëm nga vota ime. Po e them publikisht, unë sonte nuk kthehem në Kuvend”, ka deklaruar Zeka, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat