Zeka: Thaçi ka me i sjellë të gjithë rreth mullarit

Aktuale

Zeka: Thaçi ka me i sjellë të gjithë rreth mullarit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:41
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se në shenjë proteste për vonesën që po bëhet për fillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, nuk do të kthehet më gjatë ditës së sotme në seancë.

Ai tha se po maltretohen disa deputetë të ndershëm që kanë ardhur në seancë dhe nuk i dinë arsyet e shtyrjes.

Zeka: Sonte nuk kthehem më në Kuvend, nuk votoj

“Mund të vazhdoj në ora 19, mund të vazhdojë në ora 22, për mua fare nuk ka rëndësi,  unë kam familje, kam obligime edhe unë jam njëri. Kështu që në shenjë proteste, 90 për qind për shkak të poshtërimit, për shkak të injorimit që u bëhet gazetarëve që nuk del asnjë njëri kompetent nga kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i informojë gazetaret dhe në shenjë proteste ndaj maltretimit që na bëhet ne disa deputetëve të ndershëm, të cilët vijmë dhe rrimë gjithë ditën e sillemi nëpër sallën e Kuvendit të Kosovës unë personalisht do ta bojkotojë këtë seancë sonte. Do të ishte fat shumë i mirë sikur ky votim sonte të varej vetëm nga vota ime, do të thotë po e them publikisht që unë sonte nuk kthehem më në Kuvend, nuk votoj. E atëherë le të reflektoj edhe Kadri Veseli edhe liderët politik edhe të gjithë se nuk mund të shkohet në këtë mënyrë përpara duke diskutuar për gjëra madhore pë r Kosovën e ne me u tallë në këtë formë”, tha ai.

Zeka tha që le të dalë dikush dhe të thotë publikisht se nuk mund t’i çojnë proceset përpara për shkak të shantazheve të Listës Serbe.

Ai po ashtu ka folur edhe për deputetët e opozitës që po bojkotojnë seancën e thirrur nga Qeveria për votimin e ekipit negociues për bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Zeka: Thaçi ka me i sjellë të gjithë rreth mullarit

“Duke e njohur Hashim Thaçin që është lojtari më i madh politik pas Ibrahim Rugovës bashkë krejt do t’i sjellë rreth mullarit dhe prapë ka me bë në mënyrë absolute çka ai ka me dashtë. Jemi gjallë, jemi këtu dhe këtë e keni të garantuar për mua. Këta në krahasim me presidentin Thaçi janë lojtarë shumë të vegjël dhe ai e di që njerëzit tanë janë shumë lehtë të korruptueshëm dhe janë shumë lehtë me i ble. Se çfarë postesh tash do t’iu ofroj qoftë Qeveria, qoftë presidenti Thaçi njerëzve të ndryshëm mbetet për ta parë”, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat