Kjo është mënyra e vetme e parandalimit të Thaçit që të udhëheq me bisedimet - Bota Sot
Kjo është mënyra e vetme e parandalimit të Thaçit që të udhëheq me bisedimet

Aktuale

Kjo është mënyra e vetme e parandalimit të Thaçit që të udhëheq me bisedimet

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 5 shtator 2018 Në ora: 18:02
Hashim Thaçi, Aleksander Vuçiq

Kosova tashmë me delegacion të ri pritet që të shkoj në Bruksel për të zhvilluar raundin e ri të bisedimeve me Serbinë.

Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Avni Arifi dhe Dardan Gashi është kritikuar mjaftë ashpër nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Opozita poashtu po kundërshton edhe presidentit e Kosovës, Hashim Thaçi që të bisedoj për territorin e Kosovës, në këtë mënyrë ai po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ideja e Thaçit për ndarje apo shkëmbim territoresh është kundërshtuar poashtu nga partitë politike në Kosovë, analistët dhe shoqëria civile, mirëpo ai pretendon të marr Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pa dhënë asgjë për serbët. Ideja e presidentit Thaçi kjo, që nuk po mbështetet apo nuk po besohet nga Kosova.

Por, a është më mirë që kjo qeveri të bie dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, mendon se po.

Kështu thoi deputeti i Parlamentit të Kosovës nga ky subjekt politik, Naser Rugova.

Image
Naser Rugova

Ai thotë se qëndrimi i LDK-së është mbajtja e zgjedhjeve pastaj fituesi të udhëheq me dialogun.

“Është qëndrim zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që së pari duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare, të fitohet legjitimiteti elektoral, dhe fituesi i zgjedhjeve të udhëheq me dialogun”, thotë Rugova për gazetën “Bota sot”.

Sipas deputetit, rruga e vetme për të ndaluar këtë dialog është kjo.

“Konsideroj që është rruga e vetme duke e ditur heterogjenitetin e këtij koalicioni qeverisës të cilët nuk janë në gjendje asnjë ekip negociator ta votojnë në Kuvend”, përfundon deputeti Naser Rugova.

Taktizim të presidentit Thaçi, e quan opinionisti dhe analisti politik emërimin kryesues të dialogut Fatmir Limën.

Image
Faik Krasniqi

Ai thotë se për të parandaluar Thaçin që të udhëheq me bisedimet me Serbinë, duhet të ketë protesta gjithëpopullore.

“Emërimi i Fatmir Limaj si kryesues i delegacionit për t'i udhëhequr bisedimet me Serbinë, është vetëm një taktizim i Hashim Thaçit. Prapë se prapë Hashim Thaçi do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Për ta parandaluar Thaçin që t'i udhëheq bisedimet me Serbinë, duhet të organizohen protesta gjithëpopullore, sepse opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë, edhe pse është Qeveri e pakicës”, thotë Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...