Shtyhet edhe seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Aktuale

Shtyhet edhe seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:19
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të nis edhe pas pauzave të dhëna, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslei kërkoi koordinim mes grupeve parlamentare për shkak se siç tha ka një mos koordinim në mes vete.

Ai tha se partnerët e koalicionit ua kanë dhënë një mundësi por grupet parlamentare të opozitës duhet ta kenë kuorumin e nevojshëm për 61 deputetëve.

Në fund është vendosur që seanca të vazhdojë nesër në ora 10:00.

 30 minuta pauzë në Kuvend, edhe opozita pa numra

Seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, iu janë bashkuar edhe deputetët e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, nuk ka nisur për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk mund të nis seanca pa i pasur 61 deputet.

Veseli: Propozimi imë është që të mbajmë mbledhjen e kryesisë

“Aktualisht janë 59-58, duhet të jenë 61 deputetë në sallë në mënyrë që të fillojmë seancën, nuk kemi nevojë t’i maltertojmë qytetarët as veten, unë jam i hapur në opsione, seancën nuk jam duke e mbyllur, sa të keni dëshirë e mbaj të hapur, seanca nuk është e hapur, nuk mund të flet askush, propozuesi për arsye se nuk kemi seancë të hapur, jemi në fazën e hapur, duhet t’ia japim një përgjigje kësaj situate, e mira do të ishte ta kemi një seancë të përbashkët, mund ta thërras mbledhjen e kryesisë nëse dëshironi por çështja është e konsultimit. Kryetarët e grupeve parlamentare të më japin një adresim. Dëshironi pauzë, shkojmë pauzë, dëshironi dy orë, shkoj dy orë, dëshironi të shkojmë në mbledhjen e kryesisë, çka është edhe propozimi imë, shkojmë në mbledhjen e kryesisë për arsye se kemi dy iniciativa”, tha Veseli.

Ai shtoi se kanë kaluar 30 minuta nga fillimi i seancën dhe nuk ka lëvizje, siç ka ndodhur edhe në seancën e kaluar që është ndërprerë në momentin që nuk ka pas kuorum.

Veseli tha se me kërkesën e nënkryetarit të Kuvendit, seanca shkon në pauzë për 30 minuta..

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, akoma s’ka kuorum për votim të rezolutës

Është shpallur e hapur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita me qëllim të votimit të një rezolute që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se në sallë janë 55 deputetë të pranishëm, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.

Pas këtij deklarimi ka pasur lëvizje të deputetëve, por akoma nuk dihet a është arritur numri i kërkuar.

Image

55 deputetë të pranishëm

Është shpallur e hapur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita me qëllim të votimit të një rezolute që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se në sallë janë 55 deputetë të pranishëm, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.

 Është shpallur e hapur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita me qëllim të votimit të një rezolute që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se në sallë janë 55 deputetë të pranishëm, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën jashtëzakonshme, ku do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Seanca është thirrur nga opozita. Ndërkohë, pjesëmarrjen e pa paralajmëruar edhe Nisma Socialdemokrate e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Veseli e konfirmon mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita do të fillojë sonte në ora 19:30.

Ndërsa për vazhdimin e seancës së kërkuar nga qeveria për votimin e grupit të unitetit për bisedime me Serbinë, Veseli tha se do të vazhdojë kur të ketë korum.

Seanca e ftuar nga opozita pritet të mbahet sonte

Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga deputetët e opozitës pritet të fillojë në orën 19 e 30.

Kështu konfirmojnë burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë ishte planifikuar të mbahet dje në orën 10:00 por që nuk ka filluar fare pasi që ishte caktuar seanca e ftuar nga Qeveria për në orën 9:00.

Opozita e ka ftuar këtë seancë për të debatuar dhe për të dal me një rezolutë me anë të së cilës ia ndalon presidentit të Kosovës Hashim Thaçit që më 7 shtator të shkojë në Bruksel në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat