AAK nuk merr pjesë në seancën e opozitës në orën 19:30

Aktuale

AAK nuk merr pjesë në seancën e opozitës në orën 19:30

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:35
AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se AAK nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita e cila do të mbahet sonte në orën 19:30.

Këto deklarata Isufi i ka bërë pas shtyrjes së seancës së thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për ekipin negociator të bisedimeve me Serbinë.

“Nuk do të jemi pjesë ë një seance të ftuar nga opozita për të folur për individët. Me fjalorin që kanë përdorur nuk kanë lënë vend që vërtetë të jemi kontribuues të një seance e cila do të mund të rezultonte me një rezolutë serioze”, ka thënë Isufi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat