Krasniqi: Rezoluta nuk mund të ketë fuqi më të madhe se Kushtetuta

Aktuale

Krasniqi: Rezoluta nuk mund të ketë fuqi më të madhe se Kushtetuta

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:01
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoi penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës.

Ai ka theksuar se opozita po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin, sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

REZOLUTA – CILA ËSHTË FUQIJA E SAJË

Një gjë është e vërtetë, seancë emergjente mbi seancë emergjente nuk është dashur të ketë, sidomos kur seancë ka qenë e caktuar. Pa dyshim, kjo gjellë e ligë e ka edhe kryegjelltarin e sajë. Pa marrë parasysh ketë që ndodhi, opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës. Është e ditur, shpirtngushtësia nuk të len të shikosh e mendosh esëll. Opozita edhe po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës.

Kjo situate e krijuar në politikën tonë e në institucionet tona më kujton atë thënien e Nënave tona e cila thotë: “Bash për armik”!

Miqtë kanë pritur diçka tjetër! Sigurisht jo ketë kaos politik e institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat