Seancës së thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, iu janë bashkuar edhe deputetët e Nismës Socialdemokrate të Kosovës.
Atu është i pranishëm edhe lideri i nismës dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili para seancës është parë teksa bisedonte me deputetët e LDK-së.
Në sallë po ashtu ka hyrë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por jo edhe deputetët e PDK-së dhe AKK-së.
Përndryshe, seanca nuk po nis për shkak të korumit pasi janë vetmë 58 deputetë.