Ky politikan i kërkon “fer” Ramush Haradinajt: Ti e cakton vendin, datën e kohen...

Aktuale

Ky politikan i kërkon “fer” Ramush Haradinajt: Ti e cakton vendin, datën e kohen...

Nga: P.R Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm të përleshet madje fizikisht me Albin Kurtin dhe gjithsecilin që e quan hajn e ofendon.

“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë. Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë Haradinaj.

E menjëherë Haradinajt i ka kërkuar “fer” kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami.

“I lypi fer Ramushit! Se ne Rubikon po lyp kundershtar me u perlesh fizikisht!Te cakton vendin, daten e kohen. Kryemister se jo mahi!!!!”, ka shkruar Islami, përcjëllë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat