Basha: PD do mbështesë fuqimisht forcat politike në Kosovë në qëndrimin e tyre për mos ndryshimin e kufijve

Aktuale

Basha: PD do mbështesë fuqimisht forcat politike në Kosovë në qëndrimin e tyre për mos ndryshimin e kufijve

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:07
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka thënë se Partia Demokratike (PD) do të mbështesë përpjekjet e partive në Kosovë në qëndrimin e tyre të drejt për mos ndryshimin e kufijve.

“PD do të presë zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk do ti paraprijë këtyre zhvillimeve. Por, PD do të mbështesë fuqimisht forcat politike në Kosovë në qëndrimin e tyre të drejt për mos ndryshimin e kufijve, për ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe për orientimin Evropian dhe euroatlantik”, deklaroi ai.

Basha në emisionin “Fakt Plus” në syri.net ka thënë se për momentin duhet të fokusohemi të ruajmë perspektivën Evropiane të Ballkanit.

Kreu i PD-së nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Presidentit Thaçi në raport me liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

“Nuk ka asnjë pikë dyshimi, se ata që e rihapin temën e ndryshimit të kufijve të Ballkanit, duan të mbyllin perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE, dhe të bëjnë sabotimin e NATO-s dhe krahut të saj jugor”, tha Basha.

Basha ka thënë se shprehjen “korrektim të kufijve” nuk e kuptoj, ndërsa ekziston vetëm demarkimi i kufijve.

Duke folur për punën e tij në Mitrovicë, Basha ka thënë se për gjashtë muaj ai ka udhëtuar çdo mëngjes në Mitrovicën e Veriut.

“Në Mitrovicën e Veriut për gjashtë muaj kam shkuar çdo mëngjes i shoqëruar nga autoblindat dhe pothuajse dy herë në javë kam qenë i rrethuar nga paramilitarët serb”, deklaroi më tej Basha.

Basha ka thënë se ka një kod që e ka trashëguar nga PD, se nuk mund të bëj akuza ndaj klasës politike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat