Veseli kërkon seancë të përbashkët për platformën e dialogut

Aktuale

Veseli kërkon seancë të përbashkët për platformën e dialogut

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:26
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe në konferencën për media ka insistuar për një seancë të përbashkët me një pikë të vetëm të rendit të ditës, atë të platformës së Kosovës në dialogun me Serbi, ku do të bënin pjesë si pozita, ashtu edhe opozita.

Veseli në një konferencë për media pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pozita nuk ka mbajtur seancë për ta votuar ekipin negociator, por gjithashtu edhe seanca e paraparë e opozitës nuk ka nisur për shkak të mungesës së korumit, ka thënë se situatat e këtyre ditëve ka treguar se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë përveç konfliktit që bartet edhe tek qytetarët dhe e bëjnë Kosovën si shtet që nuk duhet të jetë përballë Serbisë.

Veseli: Të jemi në një mbledhje të përbashkët

“Edhe kjo situatë e sontme tregon se nuk është mirë me fol fjalë të mëdha, nuk është mirë për të folur fjalë të rënda ndaj njëri- tjetrit për të treguar fuqi, më mirë është të ulemi bashkërisht, edhe sot i ftojë që të jemi bashkërisht në një mbledhje të përbashkët në Kuvendin e Kosovës që të diskutojmë për çështjet që kanë të bëjnë, shqetësim i deputetëve, shqetësim i qytetarëve, por mbi të gjitha qëndrim institucional i Republikës së Kosovës, se shteti i Kosovës është i shenjët, sovraniteti dhe integriteti territorial i pacenuar“, tha thënë Veseli.

Ai foli edhe për gjuhen e përdorur nga opozita, duke thënë se ata duhet të këkrojnë falje publikisht.

Veseli: Opozita duhet të kërkojë  falje publikisht

“Besoj që nuk mund të ndodhin skenat që kanë ndodhur gjatë këtyre dy ditëve dhe duhet të ndalet përfundimisht. Opozita duhet të kërkojë  falje publikisht për akuzat e paqena, për fjalët e rënda, diskursi i tillë publik nuk është në traditën tonë, nuk ka qenë asnjëherë, nuk e përballon ambienti jonë, kultura jonë”, tha ai.

Ai po ashtu, tha se nuk ka pritur që LDK të tenton të merr pushtetin siç i ka marrë disa vota Lëvizja Vetëvendosje, duke u rritur me protesta dhe shkatërrimin e shtetit.

Megjithatë insistojë për seancën e përbashkët në mes pozitës dhe opozitës.

Veseli: Ta kemi një seancë për platformën në dialog

“Më mirë është që të ulemi bashkërisht, po besoj pasnesër, e thërrasin kryesi nga grupet parlamentare, i ndërtojmë pikat e rendit të ditës, një pikë , të jetë platforma e Kosovës në dialogun me Serbi, ku pozita e opozita të jenë bashkërisht. Keni parasysh hapi i koalicionit ka qenë shumë i qartë, shumë i drejtpërdrejt me një vendimmarrje që e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj, ku i lë hapësirë edhe opozitës të jetë pjesë e delegacionit të përbashkët“, ka thënë Veseli.

Veseli shtroi pyetjen se kë e pengon platforma që kanë dorëzuar që Kosova do të jetë një./

Kadri Veseli në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po mban konferencë për media pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pozita nuk ka mbajtur seancë për ta votuar ekipin negociator, por gjithashtu edhe seanca e paraparë e opozitës nuk ka nisur për shkak të mungesës së korumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat